Punëtorët e shëndetësisë do të protestojnë para qeverisë

Gjatë ditës së sotme do të ketë një protestë nga punëtorët e shëndetësisë.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka paralajmëruar protestën para objektit të qeverisë së Kosovës.

Ata kërkojnë sensibilizim të opinionit dhe drejtuesve të shtetit lidhur me gjendjen sociale të punëtorëve të shëndetësisë.

“Kërkojmë nga Qeveria dhe nga gjithë popullata që të kuptojnë qartë kërkesën tonë e cila nuk është aspak politike por, kërkesë e cila ndikon drejtpërsëdrejti në përmirësimin e statutit dhe mirëqenien e të punësuarve në sektorin publik e të punëtorëve shëndetësor në veçanti”, thekson FSSHK.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kërkon që Qeveria të jetë transparente dhe bashkëpunuese me organizatat sindikale në përpilimin e draftit të Projektligjit për Pagat në sektorin publik.