Dalin pamjet nga mbledhja e Kryesisë së LDK-së

Tashmë ka filluar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku pritet të diskutohet hyrja në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Partia e Mustafës, ka publikuar pamje brenda takimit që është duke u mbajtur aktualisht, duke mos dhënë ndonjë koment tjetër.

Në pamje nuk vërehet të ketë ndonjë mungesë të ndonjë anëtari të Kryesisë.

Vlen të ceket, që aktualisht mbledhje të Kryesisë është duke mbajtur edhe Lëvizja Vetëvendosje.