Dalin rezultatet e para nga zgjedhjet në Maqedoni

Mbërrijnë dhe rezultatet e para nga faqja zyrtare e internetit të Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Nga kutitë e para të hapura në nivel kombëtar, shihet qartë epërsia e kandidatit të mazhorancës, Stevo Pendarovski me 64 për qind kundrejt kandidates së opozitës Gordana Siljanovska me 32 për qind.

KSHZ-ja pak minuta më parë njoftoi po ashtu se censiusi është arritur me mbi 44.5 për qind deri në orën 18:30, çka do të thotë se për pak orë do të kemi dhe presidentin e ri të vendit.