Moti në Shqipëri

Gadishulli i Ballkanit është në ndikimin e presionit të ulët (U) atmosferik me qëndër në Adriatikun verior e cila po kushtëzon në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot me rreshje shiu.

Moti do të jetë me vranësira të dendura, rreshje shiu dhe rrebeshe me stuhi në zonën Veriperëndimore.

Në zonat malore do të ketë rreshje bore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  6/12°C

Zonat e ulëta  10/16°C

Zonat bregdetare 12/15°C