Daut Haradinaj: Komuna e Prishtinës të krijojë kushte lehtësuese për biznese, jo ngarkesa

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se ka marrë shumë reagime nga bizneset për një taksë komunale për ato që janë të regjistruara në Kryeqytet.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka ftuar Komunën e Prishtinës që të krijojë kushte lehtësuese për biznese e jo ngarkesa të tilla.

“Gjatë këtyre ditëve kam marrë reagime të shumta për një taksë komunale e cila i ngarkon të gjitha bizneset që janë të regjistruara në Kryeqytet. Në këto rrethana pas pandemisë ku pësuan bizneset, kjo taksë është e pakuptimtë”.

“Ftoj komunën që të jenë më të përgjegjshëm dhe të krijojnë kushte lehtësuese për biznes e jo ngarkesa të tilla”, ka shkruar Haradinaj.