Daut Haradinaj në ekspozitën e 10-shit të UÇK: Do të dëshmohet pafajësia e krerëve të UÇK-së

Ish gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Daut Haradinaj ka vizituar ekspozitën me 110 piktura të Rexhep Selimit, i cili i dërgoi ato nga Haga, vendi ku po mbahet në paraburgim.

Haradinaj ka thënë se uron që 10-shi i UÇK shpejtë të jetë të lirohet.

Sipas Haradinajt për disa kjo sakrificë nuk po merr fund kurrë por e vërteta e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do dëshmohet me pafajësinë e krerëve të UÇK-së.

Reagimi i plotë:

Shpresoj që 10-shi i UÇK-së të festojë shpejt i lirë e bashkë me popullin shqiptar që i kushtoi gjithë jetën! Për disa kjo sakrificë nuk po merr fund kurrë por e vërteta e luftës sonë do dëshmohet me pafajësinë e krerëve të UÇK-së.
Urime ju miqtë e mi!