Vetura përplaset me trenin në Fushë Kosovë (Foto)

Sot në Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident, ku një veturë ka godit trenin, i cili po kalonte në hekurudhë.

Siç shihet në këto foto të dërguara në redaksinë e Indeksonline, vetura është dëmtuar në pjesën e përparme.

Pos dëmeve materiale, nuk dihet nëse ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia, e cila po e heton rastin.