Daut Haradinaj: Përgjakja dhe dhuna ndaj aktivistëve të PSD-së duhet të jetë rast për Inspektoriatin Policor

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK, Daut Haradinaj, ka reaguar pas dhunës që iu është bërë aktivistëve dhe kryetarit të PSD, Dardan Mulliqaj, pasi kë ta të fundit kishin protestuar kundër ardhjes së gjygjtares së Gjykatës Speciale.

Haradinaj tha se Kushtetuta garanton të drejtën për të protestuar, andaj arrestimi dhe përgjakja e protestuesëve duhet të jetë rast për Inspektoratin Policor.

Kushtetuta e Kosovës garanton të drejtën për të protestuar, prandaj arrestimi dhe përgjakja e Dardan Molliqajt duhet të jetë rast për Inspektoriatin Policor, për të verifikuar se a ka pasur tejkalim të kompetencave”, ka thënë Haradinaj.