De Biasi zbulon sekretin: Po shkruaj një libër për Shqipërinë

Pesë vite e gjysmë zgjati aventura e Gianni De Biasit si trajner i Shqipërisë. 63-vjeçari kreu një punë madhëshore, kombëtarja kuqezi u forcua e arriti fitore shumë të rëndësishme, dhe qershia mbi tortë ishte kualifikimi në Euro 2106.

Trajneri italian u kthye shumë shpejt në një person të dashur dhe bota mbarëshqiptare do kenë gjithmonë një respekt të veçantë për të. Në stol nuk është ulur prej nëntorit të vitit 2017 kur u shkarkua nga drejtuesit e Alaves.

Së fundi ka nisur diçka ndryshe, veprim që e zbulon në një prononcim për Marca, aty ku tregon se ishte pranë akordit me një kombëtare të kontinentit të vjetër, por koronavirusi shpërtheu dhe gjithçka u la pezull.

“Këto ditë po shkruaj historinë time futbollistike me Shqipërinë. Aktualisht ndodhem te kapitulli i tretë i këtij libri. Është diçka që po e bëj për të hedhur në letër një eksperiencë që kam të qartë në kokë”, komenton De Biasi. /abcnews.al