Iniesta shënon një gol fantastik (video)

Andres Iniesta vazhdon të mrekullojë në kampionatin japonez të futbollit. 35-vjeçari ishte protagonist në fitoren e ekipit të Vissel Kobe në transfertën e vështirë kundër Tokyos.

Takimi përfundoi 0-1 për ekipin e spanjollit dhe mesfushori realizoi një gol fantastik. Një gjuajtje me teknikën e duhur që mposhti portierin kundërshtar dhe e pushoi në rrjetë.

Initesa shënon golin e parë për këtë sezon në futbollin japonez. Ky është viti i dytë i tij me ekipin e Vissel Kobes.

https://www.youtube.com/watch?v=Tb0vAweO-lw