Vuçiq para takimit me diplomatët: Sot do të jetë dita më e vështirë për mua dhe për Serbinë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se sot do të jetë dita më e vështirë për të dhe një nga më të vështirat për Serbinë.

Ai këtë deklaratë e ka dhënë para takimit me diplomatët perendimorë.

Ndryshe, takimi i presidenti me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë, do të zhvillohet sot pasdite – pasi këta të fundit mbajtën takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.