Dedaj: Gërvalla edhe për 100 vjet s’mund të sigurojë as një njohje

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, Dedë Gjergjaj, ka kritikuar punën e diplomacisë kosovare në këto tri vite.

Ai ka thënë se Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës, nuk ka njohuri se si të punohet për të siguruar njohje.

Ai tha së Gërvalla edhe po të qëndronte 100 vjet në krye të diplomacisë s’do të arrinte të siguron asnjë njohje.

“Nuk dinë çfarë është diplomacia. Ministren e Jashtme le edhe 100 vjet në këtë ministri nuk ta bie as një njohje, veç nëse do dikush me na lanë me zor ndonjë njohje, sa për aftësisë e saj me pru njohje… Nuk di ajo se si arrihet te njohjet”, tha Dedaj.

Ai ka thënë se në diplomaci më shumë ka bërë ai me partitë e tij para luftës, se sa Ministria e Jashtme e Kosovës.

“Ma shumë ka bë një parti e vogël që e kam drejtuar unë para lufte jashtë, sesa krejt Ministria e Jashtme mas lufte me krejt këto resurse”, tha Dedaj.

Qeveria e Kosovës është kritikuar edhe nga opozita për mungesë rezultatesh në diplomaci, sidomos në sigurimin e njohjeve të reja dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare./teve1