Opozita e bashkuar do të protestojë sërish sot para Kryeministrisë me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama, dhe krijimin e qeverisë tranzitore që do të dërgojë vendin në zgjedhje të lira. Qytetarët janë thirrur nga opozitarët të protestojnë sot në 18:30 përpara kryeministrisë.
Opozitarët kanë kërkuar leje deri në mesnatë, ndërsa në përgjigje policia e Tiranës, ka dhënë leje për të protestuar deri në orën 20:30.