“Fatkeqësisht kemi humbje”, Kadyrov flet pas vrasjes së ushtarëve çeçen në Ukrainë

Lideri çeçen pro-Putinit, Ramzan Kadyrov, ka pranuar humbjet në radhët e ushtrisë së tij gjatë luftimeve në Ukrainë.

Për herë të parë, Kadyrov ka pranuar publikisht vrasjen e dy ushtarëve dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve, shkruan CNN.

“Fatkeqësisht, ka humbje në radhët e bashkëvendësve të Republikës së Çeçenisë. Dy kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar”, ka shkruar ai.

Qeveria ruse s’ka dhënë detaje për trupat e saj të vrara në Ukrainë, edhe pas publikimit të humbjeve ruse në konflikt nga mediat.

Para tre ditësh, mediat ndërkombëtare dhe vendore të Ukrainës, raportuar se komandanti i Kadyrov që po lufton në Ukrainë është vrarë nga forcat speciale ukrainase gjatë luftimeve.