Juventus kërkon të rikthejë Pogban në Seria A

Sipas asaj që raporton Sky Sport, drejtori sportiv i Juventus, Fabio Paratici ka udhëtuar në Londër për t’u takuar ballë për ballë me drejtuesit e Manchester United për një transferim të mundshëm të Poul Pogba.

26 vjeçari francez ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Manchester United dhe nuk e ndjen veten mirë në Angli, ç’ka bën të jetë në kërkim të një aventure të re.

Për francezin ka shfaqur interes edhe Real Madrid, por Real deri tani ka bërë 4 transferime, dhe blerja e Pogbas mund të ndikojë në Fair-Play financiar./TCH/