Deklaratat e ministrave serbë, reagon ashpër Çitaku – kritikon ndërkombëtarët

Ndaj deklaratave të ministrave serb për viktimat kosovare të luftës së fundit ka reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Ajo me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq po i kërcënon serbët që janë të gatshëm të japin informacione për varrezat masive në Serbi, shkruan lajmi.net.

Çitaku ka përmendur faktin se që nga përfundimi i luftës edhe mbi 1 mijë kosovarë vazhdojnë të mbesin të zhdukur.

Në këtë kontekst ajo ka kritikuar ashpër ndërkombëtarët për mos-reagimin e tyre.

Postimi i plotë:

Ministri i Jashtëm i Serbisë kërcënon publikisht serbët të cilët janë të gatshëm të ndajnë informacione rreth vendndodhjeve të varreve masive në Serbi

Pastaj, Ministri i Mbrojtjes i Serbisë përdor një gjuhë nënçmuese ndaj shqiptarëve në një deklaratë zyrtare

Mbi 1000 shqiptarë janë zhdukur që nga përfundimi i luftës në ‘99.

Heshtja e bashkësisë ndërkombëtare është ende shurdhuese.