Deklarohet Kryeministri Haradinaj pas takimit me Ambasadorin Amerikan

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit në Berlin ka takuar është takuar me ambasaodirn Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë shtet Richard Grenell.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook Haradinaj ka treguar se përveç tjerash i ka treguar ambasadorin amerikan se Qeveria kundërshton idenë e këmbimit të territoreve, duke e cilësuar si opsion të rrezikshëm dhe që do ta destabilizonte jo vetëm vendin por edhe rajonin.

Postimi i kryeministrit në Facebook:

Në kuadër të vizitës zyrtare në Berlin, sot zhvillova një takim me Ambasadorin e ShBA-ve në Gjermani Richard Grenell, të cilit i shpreha përkushtimin e Kosovës për procesin e dialogut me Serbinë, për konsolidimin e ekipit negociator të vendit dhe për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese, bazuar në ligjet dhe kushtetutën e vendit dhe se Kosova është e gatshme për tregti të lirë me Serbinë, si pjesë e një marrëveshje që rezulton me njohje reciproke.

Theksova gjithashtu se Qeveria e vendit kundërshton fuqishëm idenë e këmbimit të territoreve, duke e cilësuar si opsion të rrezikshëm dhe që do ta destabilizonte jo vetëm vendin por edhe rajonin.

Ambasadorit Grenell i tregova për progresin e arritur në vend në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit dhe për përkushtimin e Kosovës për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, gjithmonë në partneritet me aleatët tanë dhe me aspiratat tona për rrugën euro-atlantike. Roli i ShBA-ve në proceset e mëtejme politike të vendit është i domosdoshëm! RH