Gent Cakaj shumë i kënaqur nga mbështetja gjermane

Ministri për Punë të Jashtme dhe për Çështje Evropiane, Gent Cakaj është takuar sot me homologun e tij gjerman nga i cili, sipas shkrimit të tij, është ndarë shumë i kënaqur për mbështetjen që Gjermania po ia jep Shqipërisë në procesin e integrimeve evropiane.

Ministri ynë ka shkruar kështu:

Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth, është një artikulues i fuqishëm i domosdoshmërisë së procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi dhe hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në veçanti.

Roth në vijimësi ka shprehur vlerësimin e tij për progresin madhor të Shqipërisë në pesë prioritetet kyçe (me theks të veçantë reformën në drejtësi). Ai po ashtu i kushton një vëmendje të posaçme edhe rëndësisë gjeostrategjike të fillimit të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë në qershor të këtij viti.

Këto qëndrime janë shfaqur edhe këtë radhë në takimin tonë bilateral: hapja e negociatave për Shqipërinë në qershor të këtij viti është më se e merituar dhe në interes të vetë rajonit e BE-së në tërësi.

Tepër mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë për projektin evropian të Shqipërisë… ?????!