Deklarohet Osmani pas takimit me Escobar

Presidentja Vjosa Osmani pas takimit me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend e rajon.

“Në takim me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, potencova se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar se institucionet e Kosovës janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.

“Çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike. Partneriteti ynë me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor ????????????????”, ka shkruar Osmani.

Ndërkohë, Eskobar pas takimit me Osmanin nuk ka dashur të flasë për mediat.