Deklarohet presidenti i Ukrainës: Kufijtë tanë mbeten të pandryshuar

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se veprimet e Federatës Ruse janë shkelje e integritetit dhe sovranitetit të territorit të Ukrainës.

Ai thotë se kufijtë ndërkombëtarë të Ukrainës do të mbeten të tillë, pavarësisht nga deklaratat e Rusisë, raporton CNN.

“Nuk kemi frikë”, shton lideri i Ukrainës

Ai thotë se thotë se veprimet e Rusisë po shkatërrojnë përpjekjet drejt paqes dhe procesin ekzistues të negociatave ndërkombëtare.

Sipas tij Ukraina dëshiron paqen dhe mbështet një zgjidhje politike dhe diplomatike.

“Nuk kemi frikë”, deklaron ai, duke shtuar se vendi i tij është në pritje të hapave të qartë dhe efektivë të mbështetjes nga partnerët ndërkombëtarë.

Zelensky zotohet se Ukraina nuk do t’i japë asgjë askujt.