Moti sot në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti do të nisë me alternime vranësirash e kthjellimesh. Gradualisht në mesditë vranësirat do të marrin zhvillim, ndërsa në mbrëmje do të vijnë në pakësim.

Reshjet e shiut do të përfshijnë kryesisht zonat në Jug, Lindje dhe në Alpe. Në formë të izoluar në këto zona reshjet parashikohen të marrin karakter shtrëngatash në orët e nxehta të ditës.

Era parashikohet të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim e lehtë, e përkohësisht mesatare, ndërsa në orët e mëngjesit, në bregdetin Veriperëndimor e vrullshme dhe me rrahje. Valëzimi në dete, i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/33 re diell
Kukës 18/31 re diell
Lezhë 22/33 re diell
Dibër 15/31 re diell shi
Durrës 21/33 re diell
Tiranë 22/34 re diell
Elbasan 21/34 re diell shi
Berat 18/34 re diell shi
Vlorë 21/33 re diell shi
Korçë 16/29 re diell
Gjirokastër 17/34 re diell shi
Sarandë 21/32 re diell shi