Deliu-Kodra kritikon qeverinë për përvjetor të zbehtë të Pavarësisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu po e cilëson degradim të punës të mazhorancës parlamentare, meqë sot për shkak të mungesës së kuorumit, dështoi mbledhja e kryesisë.

”E patë se sot nuk kishte kuorum për mbledhje po e shohim që ka një degradim të punës, janë disa pika që presin të shqyrtohen e ne kemi zvarritje në punën e institucionit”, përcjell klankosova.tv.

Deliu-Kodra, përmendi edhe sanksionet që i janë Kosovën duke thënë se aleatët ndërkombëtar duhet të ruhen.

”Ne kemi shënuar javën e kaluar përvjetorin e pavarësisë nuk ka pasur asnjëherë përvjetor më të zbehtë, edhe sanksionet qe i ka Kosova tash e sa kohë do ishte më e udhës të hiqen”.

”Po e them partneriteti duhet të forcohet, aleatët të ruhen edhe në BE, edhe për njohje të reja”.

Tutje ajo bëri të ditur se PDK-ja javën e ardhshme do ta shqyrtojë në kuvend, migrimin e qytetarëve të Kosovës.

”Do të shohim nëse qeveria do jetë prezente”, tha ajo.