Theren me thikë në Vushtrri, dy të arrestuar një i lënduar

Policia në Vushtrri ka arrestuar dy persona pasi dyshohet se kanë therur me thikë një person të tretë.

Nga policia kanë njoftuar të dyshuarit pas një mosmarrëveshje të çastit kanë lënduar viktimën, i cili ka kërkuar tretman mjekësor në spitalin e qytetit të Vushtrrisë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pasditen e së martes në rrugën “Pandeli Sotiri” në këtë qytet.

Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe është konfiskuar një thikë.

Pas procedurave intervistuese me aktvendim të prokurorit të rastit, njërit nga të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për rastin janë duke u zhvilluar për veprën penale ‘vrasje në tentativë’ dhe ‘pjesëmarrje në rrahje’.