Deliu përplaset me deputetin e VV’së: Çka ndryshoi kaq shpejt prej atij Albin Kurtit të opozitës

Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu-Kodra sonte në Rubikon ka qenë e ashpër me VV’në dhe LDK’në, duke thënë se qe një muaj qeverisje, ende nuk kanë ndonjë program specifik të tyre.

Ajo gjatë debatit me deputetin e VV’së, Artan Abrashin ia kujtoi atij se si erdhën në qeverisje.

”Po i bjen më shumë se një muaj qeverisje, pa një program specifik të qartë të Qeverisë Kurti. Cka keni trumbentu gjatë gjithë kohës. Po shihet që i keni mashtru qytetarët, tash jeni gati me e heqë edhe taksën. Është mashtrimi që ua keni bo gjatë kësaj fushate’’, ka thënë ajo.

‘’Jeni thirrë në premtime që i keni shkelë sapo keni ardhë në pushtet. Çka ndryshoi kaq shpejt prej atij Albin Kurtit të opozitës. Vendi ka qenë në prag të luftës civile. Keni ardh në pushtet me kauza të rreme’.