Demantohet lajmi për heqjen e taksës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi

Sot u raportua se Mali i Zi ka marrë vendim që të largohet taksa kufitare me Kosovën.

Por ky lajm u demantua nga drejtori i Organizatës Turistike në Mal të Zi, Gëzim Hajdinaga.

Ai në Klan Kosova tha se taksa në mes dy vendeve nuk është larguar, kështu që qytetarët e Kosovës të cilët do të udhëtojnë në Mal të Zi, do të vazhdojnë të paguajnë taksën në vlerë prej 15 eurosh.