Një grua ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Autoritetet gjermane me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë kanë ekstraduar në Kosovë të dyshuarën M.P. (35) për vrasjen e A.K. (38) më 2 shtator 2918, në periferi të Ferizajt.

Pas përfundimit të procedurave në hetuesi dhe prokurori, e njëjta është dërguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj nga e cila të njëjtës iu është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, përcjellë albinfo.ch

Ekstradimi i të dyshuarës nga autoritetet gjermane është bërë më 18.12.2019.