Demantohet lajmi për vdekjen e Dr. Ali Tolaj, ai po mbahet në respirator

Në disa portale sot u dha lajmi së ka vdekur doktori gjakovar Ali Tolaj nga COVID-19.

Por, Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, ka demtuar këtë lajm.

Në postim thuhet se Dr. Ali vazhdon të jetë në respiratorë.

Ky është reagimi i këtij institucioni:

Demantojmë lajmin për vdekjen Dr.Ali Tolaj.

Demantojmë lajmin lidhur me vdekjen mjekut të spitalit tone, ky lajme është propagande dhe lajm i pa vërtetë.

Dr.Alia vazhdon të jete në respiratorë,ne lutemi për shëndetin e tij