Dënohet Youtube me 200 milionë dollarë, e bëri këtë gabim

“Wall Street Jouranal” dhe “Bloomberg” e kanë vërtetuar raportin, duke thënë se marrëveshja zyrtare ka gjasa të bëhet publike javën e ardhshme.

Kushtet e sakta të marrëveshjes janë ende të paqarta, por Google, raportohet se do të paguajë dikur rreth 150 milionë apo edhe deri 200 milion dollarë gjobë, raporton “The Verge”, transmeton lajmi.net.

Kjo sepse, pretendohet dhe për shkak disa akuzave që ‘Youtube’ është duke thyer privatësinë e fëmijëve, tek “Youtube Kids”, pjesa e cila ju kushtohet vetëm fëmijëve.

Youtube deri tani ka refuzuar të komentoj diçka rreth këtij lajmi.

Edhe njëherë ky komision ka bërë që një kompani e fuqishme të fiket me një gjobë për shkeljen e intimitetit të përdoruesve në internet. Ata thanë që “ne i detyrohemi fëmijëve, nëse iu shkelet intimiteti dhe ligji federal.”

Të njëjta shqetësime ishin ngritur në Korrik kur komisioni ka dënuar 5 miliardë dollarë kundër Facebook për shkeljen në lidje me “Cambridge Analytica” dhe shkelje të tjera të të dhënave.