Deputetët e AAK-së mblidhen për herë të parë pas zgjedhjeve

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë mbledhur për herë të parë pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë të mbajtura më 6 tetor.

Nëpërmjet një komunikate për media bën të ditur se nga zgjedhjet e fundit AAK-ja mori 13 mandate, njofton Klan Kosova.

“Sot u mbajt takimi i parë konsultativ i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Nga rezultatet e çertifikuara të gjashtë tetorit të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, AAK-ja mori 13 mandate. Krahas angazhimit të të gjitha strukturave të AAK-së, kryetarëve të Komunave, drejtorëve komunalë, asambleistëve, sot Grupi Parlamentar i vendosi prioritetet dhe u shpreh i gatshëm që të jap kontributin e tij në avancimin e Kosovës. Një unitet dhe vendosshmëri qe u shpreh sot brenda Grupit, është dëshmi se suksesi është i garantuar”, thuhet në komunikatë.