Deputetet e ish-deputetet bëhen bashkë sot në Kuvend

Grupi Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka thirrur seancë shënjuese me të gjitha ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Kuvendi në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook, njofton Klankosova.tv.

E temë e kësaj seance do të jetë “Historia e deputeteve në Kuvendin e Kosovës – përparim dhe proces”.

Fjalimet hyrëse do të mbajnë Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Tinka Kurti, kryetare e Grupit të Grave Deputete.

Ndërkaq fjalimet kryesore do ti mbajnë Albana Gashi nga LVV, Flora Brovina nga PDK, Besa Gaxherri nga LDK, Teuta Haxhiu nga AAK dhe Mufera Srbica-Şinik nga Grupi Multietnik. Ky aktivitet përkrahet nga UNËOMEN në Kosovë.