Deputetët e Listës Serbe sapo ndërmorrën këtë veprim

10 deputetët e Listës Serbe, të cilët arritën të votohen më së shumti në zgjedhjet e 6 tetorit dhe fituan të drejtën e përfaqësimit të komunitetit serb në Kuvend, sot janë regjistruar në listën e deputetëve të Kuvendit në Prishtinë.

Këta deputetë të partisë më të votuar serbe në Kosovë, gjatë ditës së sotme kanë konfirmuar mandatin e tyre në pozitat e fituara.

Përveç bartësit të Listës Serbe, Igor Simiqit, përfaqësues të tjerë në legjislaturën e re janë: Zoan Mojsilovic, Miljana Nikolic, Slavko Simic, Ivan Todosijevic, Jasmina Dedic, Verica Qeranic, Milos Perovic, Branislav Nikolic dhe Lubinka Karadjic.

Lista Serbe qe njëra ndër partitë më të votuara në zgjedhjet e 6 tetorit, e cila arriti t’i fitojë plot 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës. /gazetametro.net