Durrës, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një ngjare e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Durrës, ku një person ka mbetur i vdekur pasi është përplasur nga një automjet.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën e Gjirit të Lalzit, pranë fshatit Radë, rreth orës 16.30.

Sipas informacioneve paraprake raportohet se drejtuesi i automjetit, shtetasi me inicialet E.Q., 37 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin me inicialet S.D., 87 vjeç, i cili nga ndërruar jetë pas përplasjes fatale.