Deputeti Beqa viziton krerët e UÇK-së në Hagë: Kosova ju pret me padurim!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK’së, Hajdar Beqa, i shoqëruar nga bashkëpartiakët e tij për dy ditë me radhë ka vizituar krerët e UÇK-së në Hagë.

“Për dy ditë rresht vizituam krerët e UÇK-së, të cilët padrejtësisht po mbahen në Hagë. Ata janë të bindur në pastërtinë e luftës së drejt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Beqa në llogarinë e vet në “Facebook”.

Njoftimi i plotë i Deputetit Hajdar Beqa:

Për dy ditë rresht vizituam krerët e UÇK-së, të cilët padrejtësisht po mbahen në Hagë. Ata janë të bindur në pastërtinë e luftës së drejt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata i dolën zot Kosovës në momentet më kritike, duke luftuar për liri. Padyshim që do e mbrojnë luftën e drejt e të pastër të popullit shqiptar për liri e pavarësi.

Ne besojmë qe drejtësia do të shkojë në vend, e si çdo herë edhe në ketë betejë, ata do të dalin fitimtarë.

Kosova ju pret me padurim!