Deputeti i LDK-së i gëzohet rezultatit në Podujevë: Koha është që disa me lëshu rrugë

Shpejtim Bulliqi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës me mbi 50%.

Pas këtij rezultati ka reaguar deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli.

Ai tha se mesazhi i Podujevës duhet të lexohet drejtë, se mashtrimi e dyfytyrësia s’ka vend në politikë.

Postimi i plotë:

Të premten në intervistën “Pa maska” e thash qytetari na ka lexu letrat, po e din per secilin kush është. Mesazhi i Podujevës duhet të lexohet drejtë, mashtrimi e dyfytyrësia ska vend në politikë. Koha është që disa me lëshu rrugë.