Gjuriqit ia ka “përzi kabllot” policia e Kosovës, i ofron autonomi shtetit të pavarur të Kosovës

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, në një komunikatë për media, ka ftuar Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, të pranoi realitetin, që sipas tij Kosova është pjesë e Serbisë, ndërsa shteti serb është i gatshëm që për shqiptarët në Kosovë të ofroi nivelin më të lartë të autonomisë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Ai ka thënë se Lista Serbe nuk do të kthehet në institucionet e Kosovës dhe është e gatshme që me votën e vet të ndihmoj cilën do parti për të rrëzuar qeverinë Haradinaj.

Gjuriq ka deklaruar se Serbia është e gatshme të garantoi një numër të kosiderueshëm të të drejtave për shqiptarët, siç është përdorimi i gjuhës amtare, arsimimin dhe të drejta të tjera. Ai në një komunikatë të lëshuar nga zyra e tij ka thënë se Serbia është shtet edhe i shqiptarëve nga Kosova, vetem është e rëndësishme që reciprokisht të ndërtohet respekti në mes dy palëve.