Deputeti i PDK-së: Murat Jashari është i vetmi burrshtetas që plotëson kushtet për president

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Nura ka thënë se Murat Jashari është kandidati i vetëm që i plotëson atributet e një burrshtetasi për të qenë president i vendit, transmeton Fokusi.info.

Nura përmes një postimi në Facebook ka ftuar subjektet politike të ju thonë stop eksperimenteve.

“Kandidati i vetëm që plotëson atributet e një burrshtetasi për të qenë President i Republikës së Kosovës është Murat Jashari!Ftoj subjektet politike të ju thonë stop eksperimentëve”, shkroi Nura.