Deputeti i PDK-së publikon videon nga kuvendi: Ndodhi edhe kjo, VV-ja vodhi vota

Ardian Kastrati e ka akuzuar pushtetin për kontrabandimin e një projekt-ligji në Kuvendin e Kosovës.

Në një video të publikuar sot në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka kaluar Projektligjin për Tekste Shkollore pa numrin e mjaftueshëm të votave.

“Në momentin e votimit qartazi shihet se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë. Edhe vet kryetari Glauk Konjufca në seancë hodhi dyshime nëse kishte vota të majftueshme për të kaluar ky projektligj”, tha Kastrati.

“Në këto pamje dallohet qartë se në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 ligjvënës, por numri i tyre është saktësisht 60 që nënkupton mos plotësimin e kushtit ligjor për t’u konsideruar një votim i rregullt”, u shpreh ai.

Postimi i plotë i deputetit Kastrati:

Miq,

ndodhi edhe kjo. VV vjedhi vota në kuvend.

Projekt-ligji për tekste shkollore është kontrabanduar nga VV.

Në momentin e votimit qartazi shihet se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë.

Edhe vet kryetari Glauk Konjufca në seancë hodhi dyshime nëse kishte vota të majftueshme për të kaluar ky projektligj.

Në këto pamje dallohet qartë se në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 ligjvënës, por numri i tyre është saktësisht 60 që nënkupton mos plotësimin e kushtit ligjor për t’u konsideruar një votim i rregullt.

Pavarësisht kësaj shkelje ligji u konstatua si i votuar.

Pyetja që duhet shtruar është:

Pse Arbërie Nagavci po i jep zor për ta kaluar këtë ligj të kontrabanduar?

Ajo madje ka prodhuar edhe epizoda humori ku vetëm me dy deputete të VV-së ( me prezencë të saj ) i votojnë amandamentet por pa prezencēn e deputetëve të tjerë të pozitës dhe opozitës. Mjerim dhe komedi ! 🙂

  • Shumë shpejt do ta kuptoni se ku është zori dhe interesat pas këtij presioni!

Lini një Përgjigje