Deputeti i PSD-së: Në zgjedhje do t’i marrim nga 7 deri në 9%

Dorëheqja e ish-kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, nga pozita e kryeministrit, ka shtyrë vendit drejt zgjedhjeve të parakohshme. Për këtë, edhe partitë politike kanë filluar t’i bëjnë kalkulimet e para për koalicionet parazgjedhore.

Salih Salihu nga radhët e PSD-së  në Frontal të T7, ka thënë se partia e tij çdoherë ka pasur në fokus qytetarin.

“Gjithmonë kemi qene konstrukti. E kemi ne fokus qytetarin, dhe jo vetën tonë. Kur e ke qëllimin e mirë, do të kesh patjetër edhe fat.”

Tutje, Salihu ka thënë se qytetarët tani frikësohen që të votojnë ashtu si duan në sondazhe, dhe se është i bindur që partia e tij do ta kalojë pragun.

“Sondazhet nuk janë matës real. Ndryshe vjen puna tek kutia e votimit. Sipas sondazheve ne do t’i marrim 5 për qind. Por besoj që me ndikimin e fushatës, do t’i marrim 7 deri në 9%.

Jam tepër optimist që do të kalojmë shumë mirë në këto zgjedhje. Kemi kuadër të mirë brenda partisë”, ka thënë Salihu.