Shembull për të gjithë: Gjen njeriun e alivanosur në makinë, thërret ndihmën e parë dhe i përvjel mëngët e i shpëton vet jetën njeriut

Një polic, diku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kryer një veprim që do të duhej t’i shërbente si shembul jo vetëm të gjithë policëve, por edhe qytetarëve të rëndomtë.

Ngjarja ishte kjo:

Polici në patrullim të zakonshëm vëren një makinë të parkuar në një vend të pazakontë dhe shkon ta verifikojë situatën. Polici sheh se vozitësi është në makinë pa shenja jete. Veprimin e parë që e bën polici është thirrja e ndihmës së shpejtë.

Por polici nuk ndalet e kaq. E nxjerr personin disi nga makina dhe fillon detyren e mjekut. Në fund ai ia del dhe e kthen në jetë vozitësin, i cili dukej i pashpresë.

Për më tepër shikojeni videon: