Makina përplas 36 vjeçarin me biçikletë, ndërron jetë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës pasditen e sotme ku mësohet se një 36 vjeçar ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë.

Autori është larguar nga vendngjarja dhe po punohet për kapjen e tij.

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 06.12.2019, rreth orës 16:47, në lagjen 15, Durrës , një mjet tip “Ford Focus”, ka aksidentuar shtetasin me biçikletë E.H., 36 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe shkakun e aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit te mjetit i cili u largua nga vendngjarja mjenjehere pas aksidentit.

Top Channel