Deputeti Syla ia përmend Kurtit zotimin rreth bordeve: E lëshove bajrakun

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – AAK, Gazmend Syla i ka reaguar Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Syla ka postuar fotogtafi me zotimet e nënshkruara nga Kurti, ndër të cilat është edhe depolitizimi i bordeve.

Mbrëmë qeveria ka emëruar si pjesë e bordeve apo kryesues disa anëtarë të VV-së.

Për këtë, Syla tha se Kurti e lëshoi bajrakun.

Ky është postimi i tij i plotë:

Me i shkel zotimet e dikujt tjetër nuk është asgjë.

Por, me i shkel “ZOTIMET” tua, beso që është shumë e rëndë, pasi erdhe në pushtet me këto zotime.

Albin Kurti, të ndryshoi pushteti, e lëshove bajrakun!