Angela Merkel gruaja më e fuqishme në botë për 2019, ja kush janë dy tjerat me radhë (foto)

Kancelarja e Gjermanisë gjermane Angela Merkel është renditur edhe për këtë vit si gruaja më e fuqishme në botë nga “Forbes.” Kancelarja renditet e para në listën e Forbes 2019, ndërsa ndiqet nga kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde nga Franca, dhe kështu lista vazhdon me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi.

Angela Merkel u vlerësua për qëndrueshmërinë e saj, për qëndrimin përballë Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe për politikën e saj kundrejkt refugjatëve për të hyrë në vend mes krizës së emigrantëve që prej 2015. Media dhe opinionistët e kanë cilësuar Merkelin si lidere “de fakto” e Bashkimit Evropian, por edhe si udhëheqëse e “botës së lirë”.

Christine Lagarde
Nancy Pelosi