Deputeti Veton Berisha ka një kusht për ta votuar Albin Kurtin

Deputeti i komunitetit jo serb, Veton Berisha ka theksuar se kanë thënë që nga fillimi se janë ta gatshëm të marrin përgjegjësi.

Ai ka theksuar se presin nga Albin Kurti që të marrin një ministri për ta, shkruan Gazeta Blic.

“Me shtimin e ministrive të reja, presim që edhe ne të kemi një ministri”, ka theksuar deputeti Berisha.

Ndërkohë, pritet që Brenda pak minutash të filloj seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet votimi i qeverisë së re.

Dje është arritur marrëveshja ndërmjet LDK-së e Vetëvendosjes për bashkëqeverisje.