Deputetja e AAK-së për Ministrin Vitia: Trego nëse ke kërkuar ndihmë nga Serbia për staf mjekësor

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryetare e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Albena Reshitaj ka kërkuar nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që të tregojë nëse ka kërkuar ndihmë nga Serbia në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

Ajo ka thënë se publikimi në gazetën zyrtare të Serbisë të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën për hapjen e një konkursi për mjekët, infermierët dhe teknikët serb, për të punuar për një periudhë të pacaktuar në Kosovë është njëra ndër mos transparencat e Ministrit Vitia në menaxhimin e situatës me koronavirusin.

Reshitaj i ka bërë thirrjë Vitisë që të informoi qytetarët nëse ka kërkuar ndihmë nga Serbia për staf mjekësor.