Pesë grabitje vetëm në 24 orët e fundit

0
254

Vjedhjet dhe grabitjet e armatosura nuk kanë të ndalur në Kosovë.

Vetëm në 24 orët e fundit në vend, nga Policia e Kosovës janë raporuar gjithësej pesë raste të tilla, shkruan lajmi.net.

Në Prishtinë, një femër pësoi keq nga hajnat.

Ajo përderisa ishte duke ecur, një person i panjohur e kishte shtyrë me duar dhe e kishte rrëzuar në tokë. I dyshuari më pas i kishte marrë çantën e krahut në të cilën kishte pasur një telefon dhe kartelën e bankës.

Në Gjilan, një person ka raportuar në polici se persona të panjohur me përdorim të forcës kanë depërtuar në brendi të objektit të Bashkësisë Islame dhe nga një zyrë kanë vjedhur 2 mijë euro.

Rasti në fjalë vazhdon të mbetet nën hetime.

E në Kaçanik, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohen se kishin vjedhur 58 bidonë me gjithësej 1566 litra naftë.

Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Në Deçan një mashkull dhe një femër kanë raportuar se derisa po e dërgonin pazarin ditor për na banëk, para tyre është ndalur një veturë, nga ku një person i dyshuar nën kërcënimin e armës i ka grabitur paratë.

Nuk raportohet për të arrestuar lidhur me rastin.

Rasti i fundit i raportuar ka ndodhur në Gjakovë, ku janë arrestuar dy të dyshuar. Të njëjtit janë vërejtur duke kryer vjedhje në Market. Me urdhër të Prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërkaq që tjetri është liruar.

Kujtojmë, se kohë më parë, pikërisht nga një grabitje e armatosur, pësoi edhe polici Izet Demaj.

Ai u qëllua për vdekje nga grabitësit.