Deputetja e AAK-së tregon se vajza e saj dhe disa vullnetarë në QKUK kanë rezultuat pozitiv me koronavirus

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë(AAK), Teuta Haxhiu, ka bërë të ditur se vajza e saj bashkë me disa kolegë që kishin punuar si vullnetarë në Repartin e Emergjencës janë konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Haxhiu e ka konfirmuar lajmin përmes një postimi në Facebook. Ajo, gjithashtu ka bërë të ditur se vajza e saj dhe vullnetarët tjerë kishin që katër muaj që po ndihmonin në emergjencë.

“Të dashur qytetarë, Pas katër muaj përkushtimi e angazhimi vullnetar në vijen e parë kundër Pandemisë, si vullnetare ne Repartin e Emergjences, vjaza jonë Atlantida bashkë me disa kolegë shendetësor kan rezultuar pozitiv pas testit të fundit me COVID 19-të. Unë, Tidës dhe shokëve e shoqeve të saj infermierë iu dëshiroj nga zemra që sa më lehtë ta përballojnë edhe këtë sfidë, në mënyrë që t’iu kthehen vendeve të tyre në betejën tashmë të njohur COVID-19 – të”, ka shkruar Haxhiu.