Tetë raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Ka shkuar në 803 numri i të prekurve në Shqipëri nga Covid-19. Tetë raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 140 testime që janë kryer.

Pesë prej të cilave janë në Tiranë, dy në Elbasan dhe një në Durrës.

Deri më tani betejën me këtë virus e kanë humbur 31 pacientë.

“Situata epidemiologjike në vend aktualisht paraqitet e qëndrueshme dhe me një nivel të ulet të pozitivitetit krahasuar me numrin total te testimeve. Gjatë javës së epidemisë, përqindja e pozitivitetit arriti në 4.3 %, vlera më e ulët nga fillimi i epidemisë, që tregon funksionimin e masave të marra, identifikimin dhe gjurmimin epidemiologjik të rasteve të dyshuara dhe kontakteve të tyre në kohë”, thuhet në njoftim.

Ministria njofton se në të gjithë vendin aktualisht janë 229 persona aktivë me COVID19.