Deputetja e LDK-së i reagon ministrit Murati: Je injorant, nuk ke idenë çfarë bën ministria juaj

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit tha se LDK’ja me kundërshtimin e propozimit të tij dhe me kërkesën për kthimin e vlerësimit të vjetër, po i mbron bizneset.

Bajrami në një postim në Facebook thotë se Murati ka thënë shumë të pavërteta sa i përket konferencës së LDK’së, duke thënë se propozimet e tyre, krejt gabimisht i ka lidhur me përfitime të bizneseve.

“Minister, je gabim dhe me vjen keq që je kaq injorant, e as idenë me të vogël nuk ke se çka bën ministria juaj. Këtu po t’i publikoj dëshmitë që Departamenti i Tatimit në Pronë, MFPT, në vlerësimin e fundit nuk i ka prekë fare bizneset, sepse ka qënë vlerësim për pronat rezidenciale. Bizneseve as nuk u është rritë tatimi e as nuk do të përfitojnë nga pezullimi i vlerësimit”, shkroi Bajrami.

Ajo po ashtu tha se bizneseve as nuk u është rritur tatimi e as nuk përfitojnë nga pezullimi i vlerësimit.