‘Derby della Madonnina’ i takoi Interit (Video)

Derbi i Madoninës sonte në mbrëmje ka dhuruar pak emocione, pasi Interi ishte një kundërshtar shumë i fortë për Milanin. Zikaltrit triumfuan 2-0, me dy gola të shënuar në 45 minutat e dyta.

Në pjesën e parë Interi luajti më mirë, por Milani rrezikon me dy kundërsulme të shpejta të Susos, i cili ishte rreziku kryesor në portën e Handanovic, por në rastin më të mirë u ndal nga Asamoah.

Në pjesën e dytë, luhet vetëm në portën e Donnarummas, pasi zikaltrit janë dominues në çdo aspekt. Në minutën e 49-të, Marcelo Brozovic gjeti golin e avantazhit me një goditje nga distanca, që u devijua nga Leao dhe më pas shkoi në rrjetë.

Milani jo vetëm që nuk po arrin të reagojë ndaj Interit, por ka pësuar edhe golin e dytë. Në minutën e 77-të, Barella jep një asist fantastik për Lukakun, i cili arrin që të shënojë me kokë nga brenda zonës, duke fituar duelin me Romagnolin.

Me këtë fitore Interi ruan kryesimin me 12 pikë, me 4 fitore në 4 ndeshje.

https://streamable.com/jn4f6

https://streamable.com/wn13i