Deri 5000 euro gjobë për ata që nuk respektojnë ligjin për gjuhët në Maqedoninë Veriore

Qeveria në Maqedoninë Veriore miratoi propozim-ligjin për themelimin e Inspektoratit për zbatimin e Gjuhëve. Ky propozim-ligj i përgatitur nga Ministria e Drejtësisë rregullon mënyrën e inspektimit dhe përzgjedhjen e inspektorëve.

Në nenin 22 të të njëjtit parashikohen gjobat 300 deri ne 500 euro për të gjitha institucionet qe nuk ju mundësoje qasje inspektorëve ne materialet që duhet të inspektojnë. Ndërsa gjoba nga 100 deri ne 200 euro për drejtuesit e atyre institucioneve.

Ndërkohë që për të gjitha institucionet që nuk do të respektojnë dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve do të shqiptohen gjobat e parashikuara në ligjit e gjuhëve dhe që variojnë nga 4000 deri në 5000 euro për personat juridik dhe 30% e kësaj shume për drejtuesin e institucionit.

Më Inspektoratin do të udhëheqë drejtori, i cili zgjidhet përmes një konkursi publik për një mandat 4 vjeçar, me të drejtë rizgjedhje.

“Për faktin se bëhet fjalë për formimin e një organi të ri në përbërje të Ministrisë së Drejtësisë, në mënyrë ligjore është parashikuar edhe struktura organizative e inspektoratit, si dhe kushtet që duhet të plotësohen për përzgjedhjen e drejtorit dhe inspektorëve në kuadër të inspektoriatit, citohet në njoftimin e pres shërbimit qeveritar.

Me propozim të Ministrisë së Drejtësisë u miratua edhe propozim ligji për Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, që gjithashtu do të lëshohet në procedurë kuvendore./alsa